Harduer

Moto G5 dhe G5 Plus, si duhet të jetë një linjë e vërtetë telefonësh buxhetore

Feb 26 2017
0 Shpërndarje
Që kur Motorola kaloi nën lidershipin e Lenovo, kompania jo pak herë ka treguar se është e gatshme të ndërmarrë rreziqe. Moto Z ishte një prej tyre. Moto G5 dhe G5 Plus, si duhet të jetë një linjë e vërtetë telefonësh buxhetore Photo Source: Lenovo

Sakaq linja Moto G i përket ekstremit tjetër: janë të sigurtë, të përballueshëm financiarisht dhe çuditërisht kanë potencial.

G5 dhe G5 Plus të prezantuar sot në Kongresin Mobil Botëror e ruajnë këtë dinamikë. Telefoni me një kornizë metalike vjen në dy modele: G5 dhe G5 Plus.

Modeli bazë ka ekran 5 inç Full HD me rezolucion 1080 x 1920 piksel ndërsa ekrani i G5 Plus është 5.2 inç. Të dy telefonët kanë një buton fizik qëndror që shërben edhe si skaner i shenjave të gishtërinjve.

Edhe pse teknikisht nuk janë rezistentë ndaj ujit, telefonët durojnë pikat e ujit. Sigurisht modeli Plus ka disa avantazhe, shumë prej tyre të fshehura në të. Ndërsa G5 ka procesor Snapdragon 430, G5 Plus përdor Snapdragon 625.

Edhe pse G5 ka kamër 13 megapiksel, kamera 12 megapiksel e G5 Plus ka performancë më të lartë në dritë të pakët falë hapjes f/1.7. Kamerat frontale të dy modeleve janë 5 megapiksel.

Pjesa tjetër e harduerit është 2GB RAM, 32GB memorje të brendshme në G5 dhe 64GB në G5 Plus. I pari ka bateri 2,800 mAh ndërsa i dyti 3,000 mAh. Android 7.0 Nougat vjen nga kutia për të dy telefonët.

Ato dalin në shitje në Mars ku modeli Plus me 32GB kushton 229 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>