Harduer

Moto Hint ju lejon që të kontrolloni telefonin tuaj vetëm nëpërmjet zërit

Sep 6 2014
0 Shpërndarje
Moto Hint ju lejon që të kontrolloni telefonin tuaj vetëm nëpërmjet zërit

gsmarena_001 (1)Së bashku me pajisjet Moto X, Moto G dhe Moto 360, kompania teknologjike Motorola gjithashtu prezantoi dhe Moto Hint. Pajisja Moto Hint është një kufje Bluetooth, e cila vendoset në vesh. Përmasat e vogla të saj e bëjnë thuajse të padallueshme për njerëzit e tjerë. Veçoria kryesore e këtyre kufjeve Bluetooth është kontrollimi me anë të zërit të telefonit tuaj inteligjent.

Nëpërmjet Moto Hint ju do të mund të kryeni një sërë veprimtarishë si të telefononi dikë, dërgoni mesazhe, gjeni një adresë, postoni në Facebook ose thjeshtë të kontrolloni se si është moti. Për të aktivizuar pajisjen që të kryejë këto veprime duhet të thoni “Ok Google” dhe më pas të jepni komandën tuaj. Kjo për shkak se pajisja nuk ka ndonjë buton shtesë për aktivizim, e vetmja mënyrë aktivizimi është dhënia e komandës “Ok Google”.

Kjo pajisje mund të jetë shumë e përdorshme pasi në situata të caktuara juve nuk do ju duhet të nxirrni në çdo moment telefonin tuaj nga xhepi ose çanta. Moto Hint, në momentin që nuk po merr komanda, ju lejon që të dëgjoni normalisht ambientin përreth jush nëpërmjet një cilësie që lejon kalimin normalisht të tingujve dhe zhurmave të ambientit në veshin tuaj. Çmimi i Moto Hint do të jetë 149 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>