Harduer

Me Moto Z2 Play Motorola ende beson në një telefon modular

Jun 1 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit e modelet të kaluar mund të kenë vërejtur një detaj me rëndësi në listën e mësipërme të specifikave. Bateria është 3,000 mAh nga 3,500 mAh në Z Play. Me Moto Z2 Play Motorola ende beson në një telefon modular Photo Source: Motorola

Linja Motorola Moto Z përmbante disa prej telefonëve më të gjithanshëm të 2016-ës duke provuar gjithashtu se ka shpresë për pajisjet modulare.

Tashmë kompania po vijon këtë traditë me prezantimin e Moto Z2 ditën e sotme si dhe disa marifeteve të reja.

Ashtu si Z Play, edhe pasardhësi Z2 Play është një telefon i rangut të mesëm me specifika si mëposhtë:

  • Snapdragon 626/ Adreno 506
  • 32/64 GB Memorje
  • 3/4 GB RAM
  • 5-inch 1080p AMOLED
  • 99 mm trashësi.
  • 12MP f.17 Kamër e pasme 1.4um pixels
  • 5MP Kamër frontale
  • 3,000 mAh bateri
  • Rezistent ndaj ujit
  • USB-C
  • Android Nougat 7.1.1
  • 499 dollar

Përdoruesit e modelet të kaluar mund të kenë vërejtur një detaj me rëndësi në listën e mësipërme të specifikave. Bateria është 3,000 mAh nga 3,500 mAh në Z Play.

Një risi e këtij modeli është sensori i ridizajnuar i shenjave të gishtërinjve i cili gjendet poshtë butonin fizik. Sa i përket modifikimeve vlen të përmendet Moto GamePad i cili kushton 80 dollar.

Mjafton të vendosni telefonin tuaj në të dhe menjëherë do të keni në duar një D-Pad tradicional për baterinë e të cilit nuk duhet të shqetësoheni sepse ka të vehten.

Kompania tha se boksi JBL, një prej modifikimeve më popullore të modelit të kaluar, është ridizajnuar gjithashtu për të qenë më rehatshëm për tu mbajtur.

Së fundit dy modifikime të tjera me rëndësi janë TurboPower Pack i cili kushton 80 dollar dhe një kasë e ngarkimit Wireless që kushton 40 dollar.

Ndërsa modifikime janë bërë për tu përdorur në kushte dhe rrethana të veçanta, TurboPower Pack ngarkon baterinë e telefonit në 50% për 20 minuta.

Ndërsa kasa e ngarkimit wireless ka fuqi 10 vat dhe mbështet standartet Qi dhe PMA. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>