Lajmet

Motori i kërkimit Memex është makthi i kriminelëve

Feb 13 2015
0 Shpërndarje
Motori i kërkimit Memex është makthi i kriminelëve

MK-CS757A_MEMEX_G_20150211190914Memex është një motor kërkimi ndryshe nga ata që kemi parë. Ai është ndërtuar nga Darpa, njësi e ushtrisë amerikane dhe mund të aksesohet përmes një shfletuesi. Për një kohë të gjatë ai është përdorur për të zbuluar dhe identifikuar shfytëzues që përdorin femra të mitura për përfitime parash. Për shkak se numri i këtyre individëve dhe klientë të tyre është tepër i madh, Memex po ndihmon autoritetet dhe grupet jofitimiprurëse të zbulojnë përmes këtij motorri kërkimi më shumë informacion për të këqinjtë.

Por jo vetëm kaq, Memex i jep autoriteteve një pamje më të qartë të një industrie të tërë që operon ilegalisht. Shumë prej jush mund të kenë hasur shpeshherë reklama +18 në faqet që klikojnë, këto janë një element shumë i rëndësishëm i këtij rrjeti të gjerë trafikimi dhe prostitucioni. Njësia ushtarake Darpa dhe ekspertë të ndryshëm në këtë fushë kanë publikuar një raport të plotë mbi këtë gjë. Ja disa nga përfundimet më të rëndësisshme të tij:

* Afërsisht 60% e 30.000 reklama të seksit online janë të lidhura me trafikun e femrave

* U zbulua se ekziston një rrjet i gjerë prostitucioni mes shteteve si Koreja e Veriut, Koreja e Jugut dhe Kina që trafikon vajza dhe i fut ato ilegalisht në Shtetet e Bashkuara

* Mosha mesatare e femrave të trafikuara është 21 vjeç

* Shtetet amerikane ku janë më të përhapura adresat e seksit online janë Kalifornia, Florida, Texas, Neë York, Ontario, Karolina e Veriut dhe New Jersey.

* Çmimi mesatar për një reklamë varion nga 3-17$, kjo do të thotë që faqet që publikojnë këto poste përfitojnë 90.000-500.000$ çdo ditë. (PC World Albanian)

Tags >

shfletues
Lajmet e fundit>