Analiza

Motori i kërkimit Microsoft Bing parashikoi në mënyrë korrekte fituesit e çmimeve Oscar

Feb 24 2015
0 Shpërndarje
Motori i kërkimit Microsoft Bing parashikoi në mënyrë korrekte fituesit e çmimeve Oscar

d098d8a18ccdd9e1c81e9621b2213ad617b20b7cMotorri i kërkimit të Microsoft Bing ka qënë përgjegjës për parashikimet e rezultateve të Kupës së Botës, kampionatit të futbollit amerikan NFL etj. Por këto ditët e fundit Bing iu përkushtua parashikimeve të fituesve të çmimeve Oscar. Në mënyrë të suksesshme Bing parashikoi fituesin e çmimit të pikturës më të mirë, drejtuesit më të mirë, aktorit dhe aktores më të mirë etj. Nga 24 çmime që u ndanë gjithsesj, Bing parashikoi korrektësisht 84% të tyre, me vetëm 4 parashikime të gabuara.

Përpara se të fillonte eventi prestigjoz i ndarjes së çmimeve, Microsoft bëri publike parashikimet. Çuditërisht kompania shtoi se disa nga kategoritë e çmimeve janë relativisht të paparashikueshme. Microsoft përdor një model të veçantë parashikimesh për cmimet Oscar, i cili manaxhohet nga David Rothschild në laboratorin e kërkimit në New York. Rothschild vitin e shkuar parashikoi saktë 21 nga 24 çmimet Oscar, ndërsa në vitin 2013 19 prej tyre. Parashikimet e Microsoft ishin më të sakta se çdo parashikim tjetër. Ja tek rezultoi që Microsoft sërisht theu parashikimet e saktësisë me parashikimet që bëri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>