Analiza

Motori i ri kërkues i Google sjellë më shumë rezultate, por a janë ato më të mira?

Aug 11 2009
0 Shpërndarje
Motori i ri kërkues i Google sjellë më shumë rezultate, por a janë ato më të mira?

Google tha se një “ekip i madh i Googlerëve” ka qenë duke punuar një projekt sekret për disa muaj me radhë.  Ai projekt i koduar me emrin “Caffeine” rrethon gjeneratën e ardhshme të kërkimit të uebit të Google, që është bërthama e vet Google. Kompania nuk ka plasuar ende teknologjinë e re, por është e gatshme të tregojë sesi do të duket. Dhe në shikimin e parë, përdoruesit ndoshta nuk do të mund të vërejnë asnjë ndryshim. Duket sikur Google, ndjehet si Google, është po aq i shpejtë sa ka qenë Google edhe më parë. Pra ku është dallimi?

Në fakt Google thekson se përdoruesit i përditshëm mund të ndodh që nuk do të vërejë ndonjë ndryshim. Në vend të kësaj, uebmasterët do të mund të shohin dallimet në rezultatet kërkuese për shkak se motori përmbledh një porcion më të madh të uebit, që mund të ndikojë në sistemin e renditjes së ueb faqeve.

Në testimet e bëra me motorin e ri mund të konfirmohet se paraqiten më shumë rezultate sesa në Google të “vjetër”.  Nëse bëhet një krahasim i shpejtë me Bing, ai ende udhëheqë në shumë tema të definuara ngushtë të kërkimit dhe nëse jeni duke kërkuar të shihni një numër më të madh të rezultateve kërkuese, ju ende duhet të përdorni Google dhe Bing. 

Kërkimi i ri përmes Google na ka lënë me gisht në kokë nëse rezultatet e reja janë më relevante sesa ato më të vjetrat. Mund ta testoni edhe vetë motorin e ri kërkues http://www2.sandbox.google.com

Në shumë raste subjektivisht kishim ndenjën se rezultatet e motorit të ri kërkues ishin duke favorizuar rezultatet e lidhura me ueb faqet më të mëdha, sesa me ato më të vogla. Gjithashtu dukej se linkat komercial siç janë linkat për Amazon.com, kanë pësuar rënie në renditjen e faqeve në Google. Gjithashtu kontrolluam raportet se rezultatet e reja kërkuese mund të jenë më të afërta me ato që sjellë Bing, sesa që ka treguar Google i vjetër – dhe nuk ka sinjal të qartë se kështu është, së paku jo në termet që kemi përdorur për kërkim.

Përdoruesit e zakonshëm vërtetë nuk do të mund të shohin ndonjë dallim, ashtu siç deklaron edhe Google. Por, në fund të fundit duket se Google është duke përgatitur disa detyra shtëpie shtesë për uebmastera dhe për specialistët që përshtatin motorin kërkues, të cilët po paguhen për të kuptuar sistemin e renditjes së faqeve në Google.

Bëhuni të lirë dhe shtoni ndonjë koment nëse vëreni ndonjë dallim mes të riut dhe të vjetrit Google.

Lajmet e fundit>