Harduer

Motorla: Smartfoni Nexus 6 është rezistent ndaj ujit

Oct 18 2014
0 Shpërndarje
Motorla: Smartfoni Nexus 6 është rezistent ndaj ujit

gsmarena_001Google prezantoi dy ditë më parë telefonin inteligjent të shumëpritur, Nexus 6, i cili është krijuar nga kompania Motorla. Google nuk organizoi ndonjë event për prezantimin e kësaj pajisjeje, si pasojë nuk u zbuluan as të gjitha veçoritë e Nexus 6.

Kështu Google nuk zbuloi nëse Nexus 6 është rezistent ndaj ujit apo jo, por këtë e bëri kompania Motorola në faqen e saj zyrtare.

Motorola garanton se Nexus 6 është rezistent ndaj ujit, ashtu si telefoni inteligjent Moto X. Kompania nuk tha se sa gjatë mund të qëndrojë ky telefon nën ujë, megjithatë supozohet se kjo është një veçori e mirë, e cila bën që Nexus 6 të jetë telefoni i parë me markën Nexus që është rezistent ndaj ujit.

Nexus 6 ka ekran 5.96 inç me rezolucion AMOLED Quad HD. Fuqizohet nga procesori Snapdragon 805 me 3GB RAM, ka kamera të pasme 13 megapikselë me regjistrues videosh me rezolucion 4K, dhe operon me sistemin operativ Android 5.0 Lollipop. Ky smartfon kushton 569 euro për versionin me 32GB hapësirë, dhe 649 euro për versionin me 64GB hapësirë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>