Lajmet

Motorola do të prezantojë smartfonët Moto G2 dhe X+1 së bashku me orën inteligjente Moto 360 më 4 shtator

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
Motorola do të prezantojë smartfonët Moto G2 dhe X+1 së bashku me orën inteligjente Moto 360 më 4 shtator

FNgB9mZMotorola ka vendosur që në ventin IFA 2014 që do të mbahet më 4 shator të bëjë një nga prezantimet më të bujshme kohët e fundit. Kompania ka dërguar ftesat dhe detajet janë shumë të qarta. Motorola do të prezantojë orën inteligjente Moto 360, smartfonët Motorola Moto G 2 dhe Moto X+1 Duo. Për më tepër një aksesor Bluetooth do të prezantohet po ashtu në këtë event.

Ora inteligjente Moto 360 u njoftua më 18 mars dhe tashmë do të lançohet pothuaj gjysmë viti më vonë. Kjo pajisje u shfaq në disa imazhe në internet me një trup prej metali. Çmimi përflitet se do të jetë afro 249 euro, por përdoruesit duhet të presin që Motorola të thotë fjalën e saj të fundit.

Kompania po ashtu pritet të prezantojë zëvendësuesin e smartfonit të saj më të mirë, Moto X+1. Mendohet se do të vijë më një çip Qualcomm Snapdragon 801 2.5 Ghz Quad Core së bashku me 2 GB RAM. Raporte të hershme flasin për një ekran 5.1 inç ose 5.2 inç me rezolucion 1080p. Smartfoni mendohet të jetë i pajisur më një sensor kamere të pasme 12 Megapixel si dhe bateri 2900 mAh.

Përsa i përket Moto G2, raportohet se do të vijë më 10 shtator për 250 euro. Do të jetë një version me dy karta SIM dhe ekran 5.1 inç me rezolucion 720p. Smartfoni do të fuqizohet nga një çip Qualcomm Snapdragon 400 me procesor Quad Core 1.2 Ghz Cortex-A7 dhe kartë grafike Adreno 305 së bashku me 1 GB RAM dhe 8 Megapixel kamerë të pasme. Telefoni njihet ndryshe edhe si Moto G+1, por emrin e tij final do ta mësojmë më 4 shator. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>