Harduer

Motorola Droid sulmon tregun e iPhone

Nov 10 2009
0 Shpërndarje
Motorola Droid sulmon tregun e iPhone

Sipas analistit Mark McKechnie nga Broadpoint AmTech, Motorola ka gjasa të arrijë të shesë 1 milion celularë të bazuar në Android, gjatë çerekut të katërt të vitit 2009 dhe 10 milion në vitin 2010.

“I shikoj ditët e para si inkurajuese” tha McKechnie për Bloomberg. “Duket se në treg është e pranishme një kërkesë mjaft e madhe për të. Kjo kompani ka ndërmarrë hapat e duhur dhe ka përzgjedhur një partnerë të shkëlqyer si Google, sa i përket Android-it”.

Megjithatë, analisti nga MKM Partners Tero Kuittinen tingëlloi paksa më skeptik gjatë deklaratës së tij për shërbimin e lajmeve në fjalë.

“Kam këtë dyshim që më rri në kokë se Android është duke u mbivlerësuar nga entuziastët e teknologjisë. Ata nuk e kanë shtjelluar këtë gjë si duhet me konsumatorin mesatar” shpjegoi Kuittinen.

Në fakt, Apple ka arritur të shes më shumë se 1 milion modele iPhone 3GS gjatë debutimit të tij në një vikend të muajit qershor, që është shifër shumë më e jashtëzakonshme sesa ajo e Motorola-së.

Pavarësisht kësaj, celulari me një çmim prej 200 dollarë i bazuar në sistemin operativ Android, duket se ofron një alternativë të çmueshme ndaj iPhone të Apple, duke pasur edhe parasysh praninë e tastierës së plotë QWERTY, ekranin 3.7 inç me rezolucion të lartë dhe përkrahjen për shumë dritare (Flash 10), si dhe shfletues HTML. Celulari i mençur gjithashtu është në gjendje të punojë me shumë aplikacione në të njëjtën kohë (deri në 6) dhe është pajisja e parë që përkrahë plotësisht Google Maps Navigation me udhëheqje me zë për çdo drejtim (lëvizje para, kthim, etj).

Përveç kësaj, Droid përmban edhe një kamerë 5 megapikselëshe të integruar me blic dual-LED, Autofokus dhe stabilizim të imazhit.

Lajmet e fundit>