Harduer

Motorola lançon smartfonin Moto G 4G me mbështetje për microSD

May 14 2014
0 Shpërndarje
Motorola lançon smartfonin Moto G 4G me mbështetje për microSD

motorola-moto-g-review-1Si pjesë e eventit të saj Moto E, Motorola gjithashtu zbuloi një version të parametrave mesatarë të smartfonit Moto G i pajisur me 4G.

Pajisja e re Android do të shitet bashkë me origjinalin duke lejuar konsumatorët të zgjedhin mes dy varianteve. Smartfoni do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra, i bardhë dhe i zi dhe vjen më një kartë microSD, e cila më vete është një veçori e re tek Moto G mbështetja për kartat microSD.

Përsa i përket të tjerave çdo gjë është e njëjtë me paraardhësin e tij. Motorola tha se do ta lançojë në Britani për 149 paund dhe do të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme. Megjithëse tregjet e tjera nuk janë përmendur, mund të jete i disponueshëm në të gjitha tregjet ku është shitur Moto G. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>