Lajmet

Motorola lanson këllëfin e Android 4.0

May 27 2012
0 Shpërndarje
Motorola lanson këllëfin e Android 4.0

Motorola, që tashmë udhëhiqet nga Google dhe është futur në një betejë të fuqishme në gjykata me Microsoft, ka qenë duke punuar në një set të ri për këllëfë të Android 4.0 që do të dilnin në Motorola RAZR dhe RAZR Maxx në këtë çerek të vitit.

Ndërmarrja paraqiti disa pamje të këllëfit të Androidit të vet 4.0, që në të vërtetë nuk duket aspak keq dhe ende e mbanë ngjyrën prej vanilje. Derisa të gjitha ikonat janë ndryshe, nuk do të paraqitet asnjë problem për ata që preferojnë Androidin me ngjyrën e vaniljes.

Njëri nga ndryshimet më të mëdha është ekrani i mbyllur. Ekrani i ri i mbyllur ka katër shkurtesa, që ja mundëson përdoruesve të hyjnë në një seksion të posaçëm të telefonit sapo ekrani zhbllokohet. Jo edhe aq mbresëlënëse, por megjithatë është një shtim mjaft i mirë. Është gjithashtu një aplikacion i ri për kamerë. Veçoria në pjesën e sipërme është mundësia për të bërë pushime gjatë video incizimeve. Kjo veçori mund të gjendet gjithashtu edhe në Samsung Galaxy S3. Motorola shkoi një hap tutje dhe lëshoi aplikacionin e vet për të gjitha-në-një rrjet social. Tani ndërmarrja është duke i përkrahur përdoruesit që t’i shkarkojnë aplikacionet nga Facebook, Twitter dhe LinkedIn. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>