Harduer

Motorola mund të jetë duke ndërtuar smartfonin e ardhshëm Nexus me ekran 6 inç

Jul 29 2014
0 Shpërndarje
Motorola mund të jetë duke ndërtuar smartfonin e ardhshëm Nexus me ekran 6 inç

nexus5-100363098-primary.idgeTelefoni i ardhshëm Nexus mund të jetë një pajisje me përmasa gjigande. Sipas informacioneve të siguruara nga Android Police, thuhet se Motorola po ndërton një telefon Nexus me ekran 5.9 inç.

Kjo do e fuste në “territorin” e phablet-ëve duke pasur parasysh madhësinë e ekranit ngjashëm më atë Nokia Lumia 1520 dhe 1320. Sipas Android Police, besueshmëria e këtij informacioni është në nivelin 65 %. Nuk ka asnjë pamje dhe ky informacion bazohet në një përmbajtje ofruar për Android Police dhe disa informacione të pakta nga forumet Android.

Ky spekulim vjen menjëherë pas atij që thuhet se HTC po ndërton tabletin e ardhshëm Nexus. Kjo pajisje mendohet të ketë një madhësi ekrani mes 8 dhe 9 inç. Dy smartfonët më të fundit Nexus, Nexus 4 dhe 5 janë ndërtuar nga LG-ja.

Nëse këto spekulime janë të vërteta, atëherë Motorola mbetet një zgjedhje interesante për të ndërtuar Nexus 6 dhe kjo mund të ndodhë teksa Google është në proçesin e shitjes së Motorolës tek Lenovo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>