Harduer

Motorola mund të jetë duke punuar me një ekran telefoni që vetëriparohet

Aug 18 2017
0 Shpërndarje
Teknologjia do të analizonte strukturën e ekranit të telefonit, të gjurmojë anomalitë dhe ngadalësisht të përdorë nxehtësinë për të modifikuar hapësirën e dëmtuar. Motorola mund të jetë duke punuar me një ekran telefoni që vetëriparohet

Një patentë e re e publikuar nga Zyra Amerikane e Patentave dhe Markave tregon se Motorola mund të jetë duke punuar me një telefon i cili ka ekran që riparohet vetvetiu.

Kompania është duke ndërtuar një pajisje e cila përdor polimer në vend të xhamit dhe ka aftësinë e vetëriparimit dhe rikthimit në gjendjen origjinale thjeshtë duke aplikuar nxehtësi mbi pjesën e gërvishtur ose dëmtuar.

Telefoni do të gjenerojë vetë nxehtësi dhe të hyjë në një modalitet me energji të ulët për të filluar këtë proces i cili mund të filloi manualisht edhe nga përdoruesit me anë të një aplikacioni.

Teknologjia do të analizonte strukturën e ekranit të telefonit, të gjurmojë anomalitë dhe ngadalësisht të përdorë nxehtësinë për të modifikuar hapësirën e dëmtuar.

Procesi mund të jetë i gjatë dhe patenta thotë se duhet një natë e tërë për tu përfunduar ndërsa telefoni vendoset mbi një dok të posaçëm energjie. Kështu telefoni nuk do të ngelej pa energji dhe nuk do të fikej.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se telefon riparon një ekran të thyer por thjeshtë eleminon gërvishtjet dhe prerjet e vogla.

Motorola prej kohësh ofron ekrane të cilat nuk copëtohen në modelet Z Force. Edhe LG ka provuar diçka të ngjashme në 2013-ën kur lançoi LG G Flex në Kore. /PCWorld Albanian

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>