Harduer

Motorola paraqet telefonin e ri, Photon 4G

Jun 10 2011
0 Shpërndarje
Motorola paraqet telefonin e ri, Photon 4G

Photon 4G është i mundësuar nga Android 2.3, ose i quajtur ndryshe si Gingerbeard dhe ofron një paraqitje 4.3 inçë HD, një procesor 1GHz dual-core, 1GB RAM dhe 16 GB hapësirë për ruajtje të të dhënave (hapësirë kjo e gatshme për t’u zgjeruar deri në 48 GB nëpërmjet një kartele memorike SD me 32 GB).

Pajisja, e cila veçohet për një qëndrim prapa që automatikisht e ndërron ekranin në formën peisazh (ang. landspace) kur hapet, është thënë që të dalë në treg gjatë kësaj vere. Çmimi i saj ende nuk është lajmëruar.

Është vetëm formalisht si pajisje e tretë 4G e prodhuesit Motorola, pas Atrix dhe Droid Bionic. Sidoqoftë, duhet të mirret parasysh që Atrix mbështet vetëm HSPA+ (të quajtur ndryshe edhe si teknologjia 3.5G) dhe që Bionic është shtyer që të dalë deri në verën e këtij viti dhe Phootn mund të jetë faktikisht pajisja e parë që në të vërtetë po del nga prodhuesi Motorola.

Motorola lajmëroi edhe pajisjen e quajtur Triumph (të fotografuar më lart) smartphone i parë i vet në Virgin Mobile. Është pak më i vogël se Photon, me një ekran 4.1 inçë me përmasa 800 x 480, me 2 GB disk dhe një kamerë 5 megapiksellë. Është e mundësuar nga Android 2.2 ose Froyo dhe duhet të dalë gjatë kësaj vere./pcworldalbanian

 

 

Lajmet e fundit>