Harduer

Motorola përzgjedh Alexa-n si asistent dixhital

Feb 27 2017
0 Shpërndarje
Sipas përfaqësuesve të Amazon dhe Motorola në Kongresin Mobil Botëror, të dy kompanitë po punojnë për të sjellë asistenten e zërit, Alexa, në harduerin e Motorola. Motorola përzgjedh Alexa-n si asistent dixhital

Jon Kirk, përfaqësuesi i Amazon, doli në skenë për të bërë një prezantim të shkurtër të konceptit me anë të një videoje, në të cilën një telefon Moto ishte lidhur me një boks Harman Kardon që funksiononte edhe si një Amazon echo.

Por kjo nuk është e gjitha, kompanitë gjithashtu thanë se mbështetja e Alexa do të ndërtohet në shumicën e pajisjeve të ardhshme Motorola.

Ky ndryshim pritet që të ndodhë vitin e ardhshëm. Ky lloj deklarimi nuk është i padëgjuar më parë, duke marrë parasysh se Huawei bëri të njëjtën gjë në CES.

Po bëhet më e qartë se bërësit e pajisjeve po zgjedhin Alexa si asistenten e tyre të zërit, në vend të Google Assistant që po bëhet i kudogjendur. /PCWorld Albanian

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>