Harduer

Motorola po përgatit tablet PC misterioz për CES 2011

Dec 21 2010
0 Shpërndarje
Motorola po përgatit tablet PC misterioz për CES 2011

Video ofron një pamje “evolucioniste” për kompjuterët tablet, duke përfshirë 10 Commandments, Rosetta Stone dhe GRiDPad.

Ashtu siç është pritur, videoja është poashtu kritike rreth kompjuterëve tablet të tanishëm, siç janë iPad dhe Galaxy Tab.
 
Videoja ka shkaktuar një valë të madhe të spekulimeve nga anlistët dhe gazetarët, një numër i madh të të cilëve besojnë se tabletat e kompjuterëve të Motorola do të përdorin Android Honeycomb – e dizajnuar posaçërisht për kompjuterët tablet nga Google.


Një tjetër shkrim nga BetaNews tregon se Motorola dhe Verizon janë duke përgatitur kompjuterë tablet 10” që do të funksionojnë në rrjetin FiOS./pcworld.al

Lajmet e fundit>