Harduer

Motorola prezantoi Moto Z2 Force me një aksesor i cili regjistron video 4K 360 gradëshe

Jul 25 2017
0 Shpërndarje
Telefoni do të kushtojë 720 dollar dhe del në shitje më 10 Gusht së bashku me një aksesor të quajtur 360 Camera Mod i cili kushton 299 dollar. Motorola prezantoi Moto Z2 Force me një aksesor i cili regjistron video 4K 360 gradëshe Photo Source: Motorola

Në një eveniment në Nju Jork ditën e Marte Motorola prezantoi telefonin më të fundit dhe një aksesor i cili regjistron video 360 gradëshe.

Moto Z2 Force Edition vjen me të njëjtën teknologji ShatterShield që kishte edhe paraardhësi dhe kompania garanton se nuk do të thyer e as plasaritet asnjëherë.

Specifikat e harduerit

  • Sistemi operativ: Android 7.1.1 Nougat
  • Ekrani: 5 inç Quad HD Super AMOLED me teknologjinë ShatterShield
  • Procesori: Qualcomm Snapdragon 835
  • RAM: 6GB
  • Memorja: 64GB plus microSD deri në 2 Terabajt
  • Bateria: 2,730 mAh
  • Kamera: 12 megapiksel duale e pasme, 5 megapiksel frontale
  • Konektiviteti: Bluetooth 4.2, Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac 2.4 Ghz dhe 5Ghz Mimo, NFC, A-GPS
  • Dimensionet: 76 x 155.8 x 6.1 mm
  • Pesha: 143 gram

Në ndjekje të trendeve të industrisë, Z2 Force Edition vjen me një kamër duale. Në vend të dy lenteve identike, Motorola përdor një standarte dhe një monochrome.

Lentja monochrome vjen në ndihmë të thellësisë së ngjyrave dhe pamjeve si dhe u jep përdoruesve opsionin nëse duan të kapin fotot bardh dhe zi apo me ngjyra.

Telefoni do të kushtojë 720 dollar dhe del në shitje më 10 Gusht së bashku me një aksesor të quajtur 360 Camera Mod i cili kushton 299 dollar.

Ky aksesor përdor gjilpërat magnetike për të komunikuar me telefonin dhe shfrytëzon të njëjtin aplikacion të kamerës pa qenë nevoja të instaloni aplikacione shtesë.

Me këtë aksesor telefoni është i aftë të regjistrojë video 4K në 360 gradë dhe të transmetojë live në të gjitha kanalet sociale sipas Motorola. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>