Harduer

Motorola prezanton dy smartfonë të rinj RAZR D1 dhe D3

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Motorola prezanton dy smartfonë të rinj RAZR D1 dhe D3

Motorola ka nxjerrë në treg dy smartfonë të rinj , RAZR D1 dhe D3, që do të lançohen në Brazil gjatë javëve në vijim.

RAZR D3RAZR D3

RAZR D3 është më interesanti nga smartfonët, duke ofruar një ekran me prekje 4 inç me një qelq të rezistueshëm ndaj gërvishtjes dhe një procesor 1.2 GH me dy bërthama dhe një memorie RAM me 1G.

Ka gjithashtu një bateri me 2000 mAh dhe 4 GB memorie të brendshme dhe një vend për kartë shtesë microSD, që suporton deri në 32 GB memorie shtesë.

RAZR D3 punon me Android 4.1 (Jelly Bean), por gjithashtu Motorola ka garantuar se do të ketë përmirësime të sistemit me ndryshimet që vijnë nga Android.

Pajisje do të jetë si në ngjyrë të bardhë edhe në të zezë , gjithashtu edhe në versionin me një kartë apo dy numra.

RAZR D1

RAZR D1 përmban një cilësi më të ulët të pajisjes, me një çmim më të përballueshëm. Ka një ekran me prekje 3.5 inç dhe ekzekutohet RAZR D1në procesorin 1GHz me vetëm 1 GB memorie RAM.

Bateria është në një version më të ulët me 1,785 mAh, ka një memorie të brendshme prej 4 GB dhe një vend për kartë microSD.

Ai vjen në versionin e zi edhe të bardhë, dhe gjithashtu RAZR D1 përfshin edhe një akses në rrjetet televizive online të Brazilit.

Punon më Android 4.1, me një garanci që do përmirësohet në Android 5 ose Android 4.2

Çmimet dhe aksesimi

Të dyja këto pajisje janë dizajnuar për të ofruar harduere kompetive në një çmim të ulët. RAZR D1 është shitur me 278 $ dhe mund të blihet nga disa dyqane online të Brazilit. RAZR D3, do të dalë për disa javë më vonë me një çmim të rekomanduar në 406 $.

Deri tani dihet që do shpërndahen vetëm në Brazil, por më vonë priten të ndërkombëtarizohen. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>