Harduer

Motorola prezanton orën inteligjente Moto 360

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Motorola prezanton orën inteligjente Moto 360

gsmarena_001Google njoftoi për projektin e saj “Android Wear” (për prodhimin e pajisjeve trupore teknologjike), që e përhap edhe më shumë Android-in në pajisjet që vishen në këto dekada të teknologjisë.

Dhe në kuadër të kësaj nisme, Motorola është ndër kompanitë e para që do të përqafojë inovacionin më të fundit të Google. Motorola, zyrtarisht ka prezantuar orën e saj inteligjente me Android. Motorola Moto 360 thuhet se do të vijë më një dizajn të rrumbullakët. Kompania pretendon që do të përfshijë në këtë pajisje material që t’iu ofrojë përdoruesve maksimumin e elegancës. Sipas Motorola-s, “Moto 360 është çdo gjë që ju keni nevojë, më pamjen që ju dëshironi”.

Me Moto 360, ju mund qëndroni interaktiv me njoftimet. Kjo orë inteligjente tashmë tregon se kush po ju telefonon juve, në çfarë ore keni takimin e radhës dhe statuset më të fundit nëpër rrjetet sociale të miqve.

Pajisja më e fundit e Motorola-s gjithashtu vjen më integrimin e Google Now, që do të thotë se ju tashmë mund ti flisni orës suaj. Ashtu siç është në smartfonët, “Ok Google” zgjon aplikacionin Google Now dhe ju mund të programoni takimet dhe axhendën tuaj, të dërgoni sms, të vendosni alarmin për t’iu zgjuar, madje edhe të shkruani një shënim. Moto 360 do të jetë e disponueshme këtë verë në dizajne të shumëllojshme në gjithë botën, duke filluar nga SHBA-ja. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>