Harduer

Motorola pritet të nxjerrë në treg orën inteligjente Moto 360

May 22 2014
0 Shpërndarje
Motorola pritet të nxjerrë në treg orën inteligjente Moto 360

Moto360_Macro_alt1_with+textMotorola do të nxjerrë në treg orën Moto 360 me sistemin operativ Android në muajin korrik 2014. Ora Moto 360 mendohet të kushtojë 260 euro. Moto 360 do të ketë një dizajn perfekt dhe ekran me prekje. Nga drejtuesit e Motorola-s bëhet e ditur se sistemi operativ, që do të përdoret, do të jetë sistemi më i përparuar që ka nxjerrë në treg kompania Apple.

Gjithashtu, ora vjen e pajisur edhe me një kontroll zanor. Kontrolli zanor ju lejon që t`i jepni urdhra kësaj ore inteligjente thjesht nëpërmjet zërit. Ora mund të lidhet me telefonat inteligjentë, dhe mund të tregojë mesazhet elektronike, mesazhet tekst apo zanore, si dhe njoftimet e ardhura në rrjetet sociale. Mësohet që Moto 360 do të vijë në forma dhe ngjyra të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>