Vëzhgim

Motorola prodhon celularë nga riciklimi i shisheve plastike të ujit

Jan 8 2009
0 Shpërndarje
Motorola prodhon celularë nga riciklimi i shisheve plastike të ujit

 

altMotorola ka prodhuar një motel të ri të celularëve. Mbulesa plastike e modelit të ri Moto W233 është bërë nga riciklimi i shisheve plastike të ujit, bëhet e ditur nga vet kompania. Gjithashtu kompania bën të ditur se aparati është celulari i parë në botë që është ndërtuar me karbon neutral. 
Përdorimi i materialeve recikluese për të prodhuar celularë është një fillim i mbarë, por ka edhe mënyra të tjera që prodhuesit t’i bëjnë celularët më ekologjikë.
Përdorimi i materialeve plastike recikluese për pamjen e jashtme është mjaft i ndershëm. Përveç përdorimit të materialeve plastike recikluese dhe krijimit të celularit me karbon neutral, Motorola e ka zvogëluar ambalazhin e celularit për 22 përqind. Të gjitha materialet brenda janë të shtypura 100 përqind në letër të ricikluar. Këta celularë do të jenë në dispozicion gjatë çerekut të parë të vitit fillimisht në T-Mobile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmet e fundit>