Harduer

Motorola publikon në internet videon promocionale të orës inteligjente Moto 360

Jun 28 2014
0 Shpërndarje
Motorola publikon në internet videon promocionale të orës inteligjente Moto 360

gsmarena_001 (3)Në konferencën e pajisjeve teknologjike I/O që u mbajt nga Google u prezantuan për herë të parë orët inteligjente me sistemin Android Wear. Orët e para, të cilat u prezantuan ishin LG G Watch dhe Samsung Gear Live.

Shumë pjesëmarrës në këtë konferencë po prisnin me padurim edhe prezantimin e orës inteligjente Moto 360, por fatkeqësisht kompania Motorola akoma nuk ishte gati për prezantimin e këtij produkti.

Megjithëse kompania Motorola është vonuar shumë në nxjerrjen në treg të Moto 360, ata kanë preferuar që të “joshin” përdoruesit nëpërmjet një video promocionale të orës inteligjente. Në këtë video paraqitet ora inteligjente dhe shpjegohen të gjitha pjesët përbërëse të saj si dhe funksionet që ajo mund të kryejë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>