Harduer

Motorola rikthen modelet Moto X në krye të linjës së smartfonëve

Jul 4 2017
0 Shpërndarje
Moto X4 do të debutojë në tre mujorin e katërt të vitit raportoi Evan Blass për VentureBeat. Motorola rikthen modelet Moto X në krye të linjës së smartfonëve Photo Source: @evleaks

Pas një viti investim në linjën Moto Z, Motorola në pronësi të Lenovo do të rikthehet në modelin origjinal Moto të segmentit të lartë.

Moto X4 do të debutojë në tre mujorin e katërt të vitit raportoi Evan Blass për VentureBeat.

Sipas tij Moto X do të ketë ekran 5.2 inç, trup prej alumini dhe Android 7.1 Nougat. Megjithatë në harduerin e brendshëm Motorola do të bëjë një hap prapa me procesorin Snapdragon 630.

4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme do të mjaftojnë edhe për lojërat më intensive. Bateria pritet të ketë një kapacitet prej 3,000 mAh.

Telefoni do të mbrohet nga certifikimi IP68. Do të jenë dy kamera në pjesën e pasme, 8 dhe 12 megapiksel respektivisht dhe një kamër frontale 16 megapiksel vijon Blass.

Së fundi Moto X4 nuk do ti mungojë skaneri i shenjave të gishtërinjve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>