Lajmet

Motorola sjell Android Lollipop dhe 4G LTE në modelin Moto E 2015

Feb 25 2015
0 Shpërndarje
Motorola sjell Android Lollipop dhe 4G LTE në modelin Moto E 2015

moto_e_gen_2_leak_android_policeVitin e shkuar, smartfoni Motorola Moto E u cilësua si smartfoni më i mirë buxhetor që kushtonte vetëm 150 dollar. Ndërsa ditën e sotme kuptuam se Motorola sapo e ka përmirësuar këtë telefon duke shtuar mbështetje për 4G LTE. Një nga gjërat që spikat më shumë është prania e versionit më të fundit të platformës Android Lollipop.

Ditën e sotme, kompania vuri në dijeni se do të fillojë dërgesat e modelit të ri në 40 shtete që nga dita e nesërme. Modeli i ri ka një ekran 4.5 inç me rezolucion 540×960 pixel dhe Procesor Qualcomm Snapdragon 410 katër bërthamësh me shpejtësi 1.2 Ghz. Paraardhësi kishte një procesor dy bërthamësh 1.2 Ghz Snapdragon 200. Aktualish ka smartfonë akoma më të lire, si përshembull modeli Lenovo A6000 cili ka një ekran 5 inç me rezolucion 1280 x 720 dhe kushton vetëm 110 dollar.

Gjithësesi duke krahasuar me prodhues e njohur në Europë dhe SHBA, Moto E konsiderohen si një produkt mjat i mire për çmimin që ka. Ky model tani zotëron 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të dhënash. Telefoni ofron mbështetje për kartat microSD me madhësi deri në 32 GB. Kamera e pasme është 5 Megapixel ndërsa ajo frontale ka një sensor realivisht të vogël VGA. Krahas modelit 4G është edhe një tjetër me mbështetje për 3G dhe që karakterizohet nga një proçesor më pak i fuqishëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>