Vëzhgim

Motorola zëvendëson Google me Bing

Mar 12 2010
0 Shpërndarje
Motorola zëvendëson Google me Bing

Thashethemet se Apple është nisur drejt Microsoft dhe se do të adoptojë Bing në iPhone ende nuk janë realizuar, por duket se kjo nuk ishte e vetmja kompani që ka marrë në shqyrtim këtë ide.

Të enjten, Motorola njoftoi se do të kalojë nga Google në Bing, për ta shfrytëzuar si zgjidhje të parë të zakonshme në kërkim dhe për harta. Mos u çudisni, kur po lexoni këtë lajm, sepse Google fuqizon celularët Android!

Një partneritet në mes Microsoft dhe Motorola do të vështrojë një lansim të celularëve Motorola me Bing veçse të vendosur si bookmark në shfletuesin Android dhe me një Bing widget veçse të parainstluar. Fillimisht, marrëveshja do të aplikohet vetëm për celularët që shiten në Kinë, ku kompania do të shpalos menjëherë ndryshimet në celularët e rinj dhe në mënyrë retroaktive do ta bëjë këtë për modelet më të vjetra përmes përditësimeve përmes ajrit. Motorola në anën tjetër nuk ka theksuar nëse aleanca eventualisht do të zgjerohet në vende tjera.

Në janar, Motorla nënshkroi një marrëveshje të ngjashme gjigantin e kërkimit Kinez Baidu, e cila është motori kërkues numër një në Kinë.

“Ne besojmë se zgjedhja e konsumatorit është një nga komponentët më të rëndësishme për të siguruar një përvojë të pasur dhe të shkëlqyer për klientin,” tha Christy Wyatt, corporate vice president i softuerit dhe shërbimeve pranë divizionit mobil të Motorola-së.

“Motorola dhe Microsoft kanë gëzuar një bashkëpunim të gjatë dhe shtimi i shërbimeve të Bing në celularët tonë të bazuar në Android në Kinë, është një hap tjetër i rëndësishëm në fuqizimin e përdoruesve tanë”.

Lajmet e fundit>