Lajmet

Mountain Lion i Apple i kalon 3 milionë shkarkime

Jul 30 2012
0 Shpërndarje
Mountain Lion i Apple i kalon 3 milionë shkarkime
Sistemi operativ i Apple Mountain Lion OS X ka kaluar numrin e shkarkimeve në mbi 3 milionë, duke e bërë lansimin e këtij sistemi më të suksesshmin  në historinë e kompanisë.
 
Çmimi prej 13.99£ tregoi se azhurnimi ishte pak a shumë një “tru” i ri për ata që kishin tashmë sistemin e tyre por që kërkonin ta azhurnonin me një shtesë të re sistemi.
 
“Vetëm një vit pas paraqitjes së suksesshme të Lion, konsumatorët e kanë shkarkuar Mountain Lion në më shumë se 3 milionë herë në vetëm 4 ditë, duke e bërë atë lansimin tonë më të suksesshëm ndonjëherë,” deklaroi Philio Schiller, zv. president për marketing në Apple. Mountain Lion është shumë larg nga e përsosura, por kritika tregon qartë se fansat statik të Apple janë më se të kënaqur.
 
Rritja e integrimit të Facebook është ende duke arritur në Mountain Lion, por Apple përsërit se kjo karakteristikë “do të jetë në dispozicion në një azhurnim të ardhshëm”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>