Lajmet

Mountain Lion (OS X 10.8) bëhet me versionin “Golden Master”

Jul 11 2012
0 Shpërndarje
Mountain Lion (OS X 10.8) bëhet me versionin “Golden Master”

Apple lansoi “Golden Master” të OS X 10.8 Mountain Lion për zhvilluesit që nënkupton se një lëshim publik i këtij sistemi operativ në shkallë maksimale është i mbrojtur nga çdo vrimë.

Sipas MacRumors, ndërtimi është etiketuar si 12A269 dhe do të lëshohet përgjatë një shkarkimi prej 4.34GB nga dyqani Mac App Store (azhurnimi i fundit për zhvilluesit ishte 12A256).

Mountain Lion doli në publik në muajin shkurt të këtij viti me një listë veçorish që përfshinin ndërlidhjen iCloud, porositë, përkujtuesit, shënimet, qendrën e njoftimeve, qendrën për lojëra, kalendarin dhe kontaktet.

Gjatë konferencës WWDC 2012, Apple paraqiti disa veçori të reja të Mountain Lion duke përfshirë tabet në iCloud, diktimin dhe Power Nap.

Mountain Lion do të dalë me 200+ veçori të reja në korrik për 19.99 dollarë.

Se si të përgatisni Mac-un tuaj për Mountain Lion mund të jetë e dobishme që ta shikoni nëse jeni duke planifikuar që gjatë këtij muaji të filloni ta përdorni. (PCWorld Albanian)

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>