Siguri

Mozilla arnon lëshime të Firefox dhe paraqet një veçori të re

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
Mozilla arnon lëshime të Firefox dhe paraqet një veçori të re

“Versioni 3.6.4 paraqet… mbrojtjen e përdoruesve të Windows dhe Linux përmes izoiimit të shtojcave të palëve të treta, kur ato bllokohen” shpjegoi zhvilluesi i Mozilla, Mike Beltzner.

“Rezultatet nga beta testimet tona tregojnë se Firefox 3.6.4 do të reduktojë dukshëm numrin e bllokadave të përjetuara nga përdoruesit që shikojnë video online apo që luajnë lojëra. Kur një plugin dështon apo bllokohet gjatë përdorimit me Firefox, përdoruesit mund të vazhdojnë me shfetim pa pengesa, thjeshtë duke rifreskuar ueb faqen”.

Përveç kësaj veçori të re, Mozilla ka paraqitur edhe arnime tjera për Firefox. Kjo kompani ka arnuar nëntë lëshime nga të cilat gjashtë janë cilësuar si kritike.
Përditësimet të cilat janë në dispozicion të versioneve Firefox 3.5.10 e 3.6. rregullojnë nëntë pika të dobëta në secilin version me ç’rast tetë prej tyre ekzistojnë edhe në njërin edhe në tjetrin version, derisa dy janë specifike për secilën prej versioneve.

Gjashtë nga lëshimet e arnuara të sigurisë janë vlerësuar si kritike që nënkupton se hakerët do të mund të dëmtojnë sistemin operativ të përdoruesve, e më pas ta shfrytëzojnë atë për instalimit e ndonjë softueri dashakeq në kompjuter. Dy të tjera janë vlerësuar si mesatarisht të rrezikshme, derisa një është cilësuar si pak e rrezikshme.

Lajmet e fundit>