Harduer

Mozilla bashkëpunon me Foxconn për prodhimin e një tableti me sistem operativ Firefox

May 29 2013
0 Shpërndarje
Mozilla bashkëpunon me Foxconn për prodhimin e një tableti me sistem operativ Firefox

Mozilla dhe Foxconn kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë për debutimin e një pajisjeje me sistem operativ Firefox OS.

Ka të ngjarë që produkti i ri të jetë një tablet duke qenë se Mozilla ka hedhur tashmë në treg dy lloje smartfonësh të cilët u janë shpërndarë zhvilluesve për të nxitur krijimin e sa më shumë aplikacioneve.

Duke punuar për krijimin e një themeli të qëndrueshëm për sistemin operativ, Mozilla ka mundur të tërheqë një numër të madh aleatësh duke përfshirë këtu LG Electronics, China Unicom, America Movil, ZTE dhe Deutche Telekom.

Kompania ka deklaruar se aktualisht mbështetet nga 4 prodhues telefonash të cilët janë pro përhapjes së këtij sistemi operativ open-source.

Mozilla ndryshe nga kompanitë e tjera konkurruese në treg nuk po e përdor këtë softuer për të kënaqur aksionerët më tepër se sa për të nxitur zhvillimin dhe përhapjen e open source. Kompania synon të përhapet më tepër në rajonet në zhvillim.

Firefox nuk lejohet të përdoret në sistemin iOS dhe nuk është i paracaktuar për t’u përdorur në sistemin Android, prandaj është mëse e kuptueshme pse kompania ka vendosur të krijojë partneritet me prodhues të ndryshëm për të krijuar pajisjen e vet. (PCWorld Albanian)

firefox tel

Lajmet e fundit>