Biznes

Mozilla blen Pocket, aplikacioni bëhet pjesë e projektit me kod të hapur

Feb 28 2017
0 Shpërndarje
Mozilla, kompania pas shfletuesit Firefox, njoftoi ditën e sotme se ka blerë Pocket, startupin i cili zhvillon aplikacionin me të njëjtin emër dhe shërben për ruajtjen e përmbajtjeve për lexim të mëvonshëm. Mozilla blen Pocket, aplikacioni bëhet pjesë e projektit me kod të hapur

Kodi i Pocket do të bëhet pjesë e projektit me kod të hapur të Mozilla u shpreh një ekzekutiv i Mozilla. Aplikacioni është i integruar prej kohësh në Firefox.

Pocket numëron 10 milion përdorues aktivë mujorë. Themeluar në 2005-ën dhe ribranduar në 2007-ën, emri origjinal i aplikacionit ishte “Read It Later.”

Funksionalitetet e tij janë zgjeruar duke ofruar rekomandime social e madje shfletim brenda aplikacionit.

Ky lajm vjen një vit pas Pinterest bleu aplikacionin rival Instapaper. Facebook gjithashtu ofron një metodë për leximin e mëvonshëm të përmbajtjeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>