Lajmet

Mozilla do të aktivizojë automatikisht veçorinë “Click to Play” për të gjitha shtojcat

Mar 3 2014
0 Shpërndarje
Mozilla do të aktivizojë automatikisht veçorinë “Click to Play” për të gjitha shtojcat

89536447-645x250Mozilla kishte njoftuar që nga janari i vitit 2013 se kishte plane që përfundimisht të aktivizonte veçorinë “Click to Play” automatikisht. Për ata që janë të paqartë veçoria “Click to Play” ka nevojë që nga ana përdoruesit që çdo gjë që kërkon të përdor shtojcat për të funksionuar në ueb duhet më parë të aprovohet nga përdoruesi . Do të thotë që sapo përdoruesi të aprovojë do të jetë në gjendje të shohë përmbajtjen e uebfaqes.

Kompania ka konfirmuar se do të aktivizojnë këtë veçori për të gjithë përdoruesit nga data 31 mars 2014. Në një postim në blogun e sigurisë së Mozilla-s, kompania tha se përdoruesit duhet të kenë kontroll të plotë të shtojcave në shfletues dhe ueb si rezultat i teknologjive të reja të uebit që i bën këto shtojca më pak të nevojshme e të efektshme në stabilitetin e shfletuesit.

Mozilla vazhdoi në postim të thotë gjithashtu se ndryshimi është bërë për arsye të këtyre problemeve me stabilitetin e shfletuesve. Kompania thotë se e di që “shtojcat janë një burim kryesor i performancës se dobët, dështimeve të softuerit, dhe vrimave të sigurisë” dhe për këtë “ shtojcat aktuale në Firefox u kushtojnë shumë përdoruesve”.

Zhvilluesit e shtojcave kanë 30 ditë kohë të aplikojnë që shtojcat e tyre të mos bllokohen nga veçoria “Click to Play” por të lejohen automatikisht. Pas kësaj zhvilluesit do të inkurajohen të aplikojnë teknologji të bazuara në ueb ose do të jenë të detyruar të aplikojnë për t’iu shmangur kësaj gjëje. Disa shtojca, te tilla si Adobe Flash, do të përjashtohen nga bllokimi i veçorisë “Click to Play” vetëm nëse përdoruesit kanë versionin e fundit të shtojcës.

Për versionet e vjetra do të aplikohet aprovimi nga “Click to Play” duke i dhenë mundësi zgjedhjeje përdoruesit për të shikuar përmbajtjen e faqes. Lëvizja e Mozilla-s është shumë e mirë, shumë shtojca ndikojnë shumë keq në performancën e shfletuesit, që të duhet ti çaktivizosh vetë për të pasur një shfletim të qëndrueshëm në uebfaqe të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>