Lajmet

Mozilla i bashkohet Komisionit Europian kundër Microsoft

Feb 11 2009
0 Shpërndarje
Mozilla i bashkohet Komisionit Europian kundër Microsoft

Akti më i lartë i Komisionit Europian, e ka paditur kompaninë Microsoft muajin e kaluar për konkurrencë jo të barabartë në tregun e shfletuesve (web browser). Microsoft ka ndërtuar në Internet Explorer një shfletues me sistem operativ të Windows.

Nëse Microsoft shpallet fajtor, atëherë kompania duhet ta ndryshojë mënyrën e distribuimit të Internet Explorer dhe të paguajë një shumë të lartë për abuzim. Mozilla-s i është dhënë statusi që quhet si “pala e tretë e interesuar”, i cili status e lejon këtë kompani të paraqesë argumente para rregullatorit të Komisionit Europioan. Statusi po ashtu i jep mundësinë Mozilla-s për të parë deklaratat, kundërshtimet e KE dërguar Microsoft muajin e kaluar.

Ndërkohë kompanitë si Google dhe Apple nuk ishin në gjendje që menjëherë të komentojnë nëse edhe ato do dëshironin t’i bashkoheshin rastit kundër Microsoft.

Lajmet e fundit>