Lajmet

Mozilla i jep goditjen përfundimtare Firefox OS, largon 50 punonjës

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Mozilla ka shkurtuar 50 vende pune kryesisht në divizionin e Firefox OS duke i dhënë fund përpjekjeve për të ndërtuar një platformë komerciale për paisjet e ndërlidhura. Mozilla i jep goditjen përfundimtare Firefox OS, largon 50 punonjës

Firefox OS mori jetë si një platformë mobil për telefonët inteligjentë. Objektivi kryesor i fondacionit ishte krijimi i një platforme me kod të hapur dhe të lirë e cila vinte në funksion teknologji të uebit për aplikacionet.

Edhe pse u materializuan disa produkte, Firefox OS nuk pati shansin më të vogël përballë Android.

Mozilla vendosi të rivlerësonte objektivat me këtë sistem operativ duke e zhvendosur fokusin nga telefonët tek Interneti i Gjërave.

Panasonic nxori në shitje një televizor me Firefox OS po tërhoqi shumë pak vëmendje. Si rezultat fondacioni vendosi të braktisë terësisht projektin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>