Lajmet

Mozilla Labs shpalos Prism 1.0 Beta

May 10 2009
0 Shpërndarje
Mozilla Labs shpalos Prism 1.0 Beta

Tani jemi të lumtur të paraqesim lansimin e beta versionit të Prism 1.0. Është kulminacioni i një shfrytëzueshmërie reale nga kompanitë si Yahoo! Zimbra, DesignLinks International dhe shumë të tjera” theksoi Mozilla në një blog post. “Aftësia për të lëshuar aplikacione të vetmuara (stand-alone) të uebit dhe çasja në to sikurse tek aplikacionet e desktopit, ofrojnë përfitime të menjëhershme tek përdoruesit e fundit. Me paraqitjen e Prism 1.0 beta ne jemi gati të fillojmë nxitjen e një ekosistemi që bënë më të lehtë krijimin dhe distribuimin e ueb aplikacioneve të detyrueshme nga zvhilluesit.”
 

Sipas Mozilla-së, me mijëra përdorues tani veçse kanë të instaluar faqe që përkrahin Prism. Veçoritë më kryesore në versionin 1.0 janë:

  • Funksionalitet i ri API që i furnizon ueb faqet që përkrahin Prism me fuqi të “ngjashme desktopi”
  • Afëtsia për të konfiguruar fonte, opsionet për proxy dhe opsione specifike të aplikacioneve
  • Pastrim me kërkesë të të dhënave private
  • Rifreskim automatik të aplikacionit në bashkëpunim me versionet e reja të Prism
  • Përkarhje për ikona të tray-it, si dhe të nën menyve për port dhe menyve të tray-it të sistemit
  • përkrahje të plotë për OS X 10.4, së bashku me zgjerimet tjera specifike të OS X

     

 

Lajmet e fundit>