Lajmet

Mozilla lajmëron për mekanizmin e ri të pagesave në ueb

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Mozilla lajmëron për mekanizmin e ri të pagesave në ueb

Mozilla është duke punuar në një API JavaScript të ri, që do të paraqitet së pari në sistemin operativ Firefox, që do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që të paguajnë për shërbimet dixhitale në ueb, ose duke paguar përgjatë një karte krediti, ose duke shtuar blerjen në faturat e tyre mujore.

Sipas një postimi në blog nga inxhinieri i sistemit operativ Firefox Kumar McMillan, navigator.mozPay() është bazuar në API-në e Google Wallet, por i modifikuar për ofrues të ndryshëm dhe, më e rëndësishmja, faturimin.

Kur një aplikacion uebi kërkon API-në, “një dritare e sigurt me një UI të ngjeshur” hapet në telefonin tuaj, të cilin e verifikoni me një fjalëkalim dhe kryhet pagesa.

Biznesi tjetër që Mozilla është duke shpresuar që ta mundësojë është përmbajtja me pagesë, në një ueb pa reklama.

McMillan tregon që pagimi për përmbajtje është një model fitimprurës për aplikacionet mobile, por deri tani nuk ka ardhur në ueb, të cilën Mozilla shpesh e paraqet si platformë të veten.

Mundësimi i përpunimit të shpejt, të sigurt për transaksione të vogla do ta bëjnë më të lehtë për njerëzit që të ndihmojnë dhe derisa historikisht njerëzit nuk kanë pasur dëshirë që të paguajnë për largim të reklamave që mbulojnë çmimin e përmbajtjes online, loja ka ndryshuar në sistemin mobil, që nuk është mundësuar grumbullimi i të njëjtës sasi të përfitimeve si në desktop.

McMillan thotë që “uebi duhet të mbështes bizneset e të gjitha llojeve dhe pagesat duhet të jenë një veçori e klasës së parë e uebit.” (PCWorld Albanian)

mozilla tel

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>