Lajmet

Mozilla lançon aplikacionin e parë të realitetit të shtuar

Dec 11 2017
0 Shpërndarje
Që nga iOS 11, zhvilluesit kanë filluar të ndërtojnë mbi strukturën e sofistikuar të ARKit. Mozilla lançon aplikacionin e parë të realitetit të shtuar

Mozilla lançoi aplikacioni e saj të parë të realitetit të shtuar për iOS. Kompania e njohur për shfletuesin Firefox dëshiron të nxisë zhvilluesit të krijojnë eksperienca të realitetit të shtuar duke përdorur teknologji të hapura si WebXR dhe Appl ARKit.

Aplikacioni quhet WebXR Viewer dhe përmban disa programe të thjeshta të realitetit të shtuar.

Më tepër sesa të ofrojë eksperienca bazuar në teknologjitë e uebit, ky është një provim i standardit WebXR.

Ai vjen si shtesë e standardit aktual WebVR që daton nga para 2014-ta. Softueri i realitetit të shtuar është bërë më i sofistikuar me kalimin e kohës.

Që nga iOS 11, zhvilluesit kanë filluar të ndërtojnë mbi strukturën e sofistikuar të ARKit.

Facebook ka lançuar Camera Effects në Prill ndërsa edhe Google ofron ARCore. WebXR është një tjetër lojtar që do ti bashkohet realitetit të shtuar. /PCWorld Albanian

Tags >

Mozilla
Lajmet e fundit>