Lajmet

Mozilla lançon modelin e përditësuar simulues Firefox OS

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Mozilla lançon modelin e përditësuar simulues Firefox OS

Të mërkurën Mozilla njoftoi lançimin e një modeli simulues të Firefox OS, i cili do të jetë sistemi i ardhshëm operativ për celularët. Mozilla ka pranuar se versioni i tretë i këtij modeli nuk ka përditësime të konsiderueshme, megjithatë duket premtues.

Synimi kryesor i lançimit është analizimi i reagimeve të përdoruesve si dhe marrja e këshillave për përmirësime.

Organizata ka pothuajse një vit që ofron modele të tilla simuluese për të prezantuar funksionalitetet si dhe për t’ju dhënë mundësinë përdoruesve për ta provuar.

Firefox OS Simulator 3.0 është tashmë i disponueshëm për Windows, Linux dhe përdoruesit e OS X, mund të ekzekutohet si një extension (funksionalitet shtesë) i instaluar në shfletuesin Firefox.

Përditësimi i fundit ka bërë shtimin e disa veçorive të reja si p.sh “Push to Device” që bën kalimin automatik të aplikacioneve nga një pajisje me sistem Firefox në një tjetër, mjafton që të lidhet me anë të një USB-je.

Versioni i përditësuar përfshin një API në lokalizimin e vendndodhjes dhe një version të përmirësuar të faqes së përdoruesit, Gaia.

Gjithçka që duhet të dini mbi Windows 8

Firefox OS Simulator mund të shkarkohet nga serveri Mozilla FTP me emrin r2d2b2g. Pasi të instalohet përdoruesit mund ta aksesojnë nëpërmjet menusë Web Developer tek shfletuesi. (PCWorld Albanian)

Firefox OS

Lajmet e fundit>