Softuer

Mozilla lëshon versionin e fundit beta për Firefox 4

Dec 23 2010
0 Shpërndarje
Mozilla lëshon versionin e fundit beta për Firefox 4

Ishte planifikuar që të lëshohej muajin e kaluar, pastaj u shtye për dhjetor, Beta 8 u shfaq dje, një ditë më vonë se dita kur ishte planifikuar në faqen zyrtare të Mozilla-s për shkarkime.

Beta më i ri përfshin një ndërtim më të thjeshtë për Firefox Sync, bookmarkët e Mozilla-s, sinkronizim të shërbimeve për fjalëkalime dhe tabet e hapura, mbështetja për WebGL për kartelat grafike në sistemet Windows dhe Mac, standardi për ruajtje 3-D që është nën punime dhe një shtesë menaxhuese  të rindërtuar që në formë të heshtur i përditëson shtesat e instaluara.
Sipas Mozilla-s, Beta 8 ka pasur mbi 1,400  përmirësime të gabimeve ose ndryshime nga paraardhësi i cili ishte lëshuar gjashtë javë më parë.

Ndonëse Mozilla ka thënë një herë se do të përfundojë punën për Firefox 4 këtë vit, vonesat në këtë vjeshtë e kanë detyruar ndërmarrjen që të shtyejë datën përfundimtare për lëshim deri në vitin 2011. Tani Mozilla planifikon që të prodhojë edhe dy beta më shumë – beta 9 do të jetë më 1 janar – dhe pastaj një seri të lëshimeve para se të bëhet ndezja e dritës së gjelbër për kodin.

Beta 8 ishte pak më i shpejtë se Beta 7 sa i përket shndërrimeve në JavaScript.

Megjithë versionin Beta 8 për Linux, Windows dhe Mac OS X, Mozilla dje lëshoi një përditësim të shfletuesit për Android. Ndryshimet e Firefox-it ishin më të dukshme dhe përfshinin rishikime të ndërfaqes për përdoruesit, ndryshimet në procesin e zbulimit të shtesave dhe si kushëriri i tij për desktop, lëshoi ndërtimin Firefox Sync./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>