Lajmet

Mozilla lëshon versionin e shfletuesit vëzhgues për tabletët me Windows 8

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
Mozilla lëshon versionin e shfletuesit vëzhgues për tabletët me Windows 8

Versioni i shtyrë i shfletuesit Firefox për tabletët me Windows 8 më në fund është paraqitur jashtë fazës testuese Nightly.

Siç ka lajmëruar Mozilla, versioni për tablet i Firefox-it që funksionon në ndërfaqen e përdoruesit Metro/Modern në Windows 8 tani është në dispozicion në kanalin e lëshimit Aurora.

Nga atje, ai do të dalë deri tek kanali për lëshim. Nuk pritet që të arrijë në versionin e qëndrueshëm përpara janarit të vitit 2014. Sikur versioni Metro i Internet Explorer, Firefox po ashtu ka larguar të gjitha elementet e ndërfaqes që zakonisht janë pjesë e dritares së shfletuesit.

Në vend të tyre, ai përdor gjestet e tërheqjes dhe dy butona të mëdhenj në të dy anët e ekranit. Butoni i madh “+” në anën e djathtë është për hapjen e tabeve të reja dhe tjetri në të majtë është një buton për t’u rikthyer prapa (edhe pse shfletuesi po ashtu mbështet mundësinë e njëjtë për gjestin e tërheqjes së gishtit sipër ekranit sikur Internet Explorer 11).

Shfletuesi përdor të njëjtën makinë renderimi Gecko sikur versioni për desktop dhe përfshin mbështetje për WebGL dhe asm.js të Mozilla-s për funksionim më të mirë për aplikacionet JavaScript.

Për më tepër, ai ofron video HTML5 me përshpejtim harduerik dhe mbështetje për WebM dhe H.264. Ai po ashtu mbështet “sharmin” e shpërndarjes që e ka Windows 8. Sikur Internet Explorer ose Chrome për ndërfaqen Modern (të cilën Google e ka lëshuar para më tepër se një viti por ka qenë duke e zhvilluar atë mjaft ngadalë), Firefox për ndërfaqen Modern nuk shpërndan bookmarkë, histori dhe fjalëkalime me versionin për desktop.

Në vend të kësaj, përdoruesit duhet të përdorin Firefox Sync ose veglat e tjera për sinkronizim, për të ruajtur informacionin përgjatë dy shfletuesve. Në rast se ju intereson, versioni me ndërfaqen Modern – sikur çdo shfletues tjetër i palës së tretë – nuk punon në Windows RT. (PCWorld Albanian)

windows 8

Lajmet e fundit>