Softuer

Mozilla me një plan të ri për ndërmarrjet

Jan 12 2012
0 Shpërndarje
Mozilla me një plan të ri për ndërmarrjet

Ky version i Firefoxit, i quajtur ESR (Lëshimi me Mbështetje të Zgjeruar), do të përditësohet me një ritëm më të ngadalshëm se sa versionet e rregullta të shfletuesit, në mënyrë që t’iu japë departamenteve të IT-së kohë të mjaftueshme që të bëjnë testimin, certifikimin dhe përshtatjen me lëshimet e reja.

Propozimi për të zhvilluar Firefox ESR-në ka qenë i shkallëzuar nga një “propozim” në atë që Mozilla e quan “një plan për veprim”, tha zyrtari i Mozillas, Jay Sullivan, në një postim në blog gjatë të martës.

“Lëshimet e ESR-së do të ndodhin njëherë në vit, duke furnizuar këto organizata me një version të Firefoxit që pranon përditësime në siguri por nuk ndryshon platformën e uebit ose shtojcave të Firefoxit,” shkroi Sullivan.

Mozilla është duke punuar përsëafërmi me Grupin Punues të Përdoruesve në Ndërmarrje në këtë projekt. “Gjatë disa muajve të kaluar ne kemi marrë reagime të shkëlqyera për këtë propozim fillestar nga komuniteti i Mozillas dhe fuqimisht besojmë që ESR i takon qëllimet tona,” shkroi ai./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>