Lajmet

Mozilla: Na ndihmoni të testojmë Firefox-in për Windows 8

Sep 24 2013
0 Shpërndarje
Mozilla: Na ndihmoni të testojmë Firefox-in për Windows 8

Mozilla ka lëshuar një version të ri testues të shfletuesit Firefox të përgatitur për ndërfaqen e re të sistemit Windows 8 dhe është duke shpresuar që publiku do t’i ndihmojë në arnimin e vrimave që ndodhen në të.

Versioni i ri i Firefox Aurora-s, versioni 26, që më vonë do të bëhet versioni beta e më pas versioni përfundimtar i shfletuesit me burim të hapur, përfshin disa veçori të përgatitura për versionin më të ri të sistemit Windows.

“Ai ka një përvojë të bazuar në Firefox Start dhe mbështet Firefox Sync, prekjen dhe gjestet me tërheqje në Windows 8, skedarët Snapped dhe Fill dhe integrimi me Windows Share që të gjitha me një ndërfaqe efikase, moderne dhe të bukur,”- tha Mozilla në një postim në blog gjatë fundjavës.

Ai po ashtu vjen me një ikonë të re të përgatitur për stilin monokromatik të kufizave të faqes së parë në Windows 8.

Aurora i ri përfshin video me përshpejtim harduerik, grafikë 3D me ndërfaqen WebGL dhe teknologjinë e re asm.js që është dizajnuar për të shpejtuar softuerin e JavaScript-it.

Ai mund të lëshojë video të vendosura me kodekët pronësorë H.264 të cilëve Mozilla më parë iu kishte shmangur, por zgjodhi të mbështes kur është ndërtuar në sistemin operativ.

“Gjatë javëve të ardhshme, ne do të jemi pothuajse tërësisht të përqendruar në përmirësimin e funksionimin dhe reagimit,” tha Mozilla në lidhje me këtë lëshim të ri. “Ky është ende një vëzhgim dhe derisa shumica e veçorive janë pothuajse afër përfundimit, ne e dimë që atje ka vrima.” (PCWorld Albanian)

Firefox-on-tablet

Lajmet e fundit>