Softuer

Mozilla ndëpret shtesën për Skype

Jan 22 2011
0 Shpërndarje
Mozilla ndëpret shtesën për Skype

Shtesa e programit Skype për shirit instalohet automatikisht me shfletuesin me burim të hapur dhe shndërron numrat e telefonit në ndonjë uebfaqe në një hiperlidhje në të cilën përdoruesit mund të shtypin për të hapur programin Skype.

Justin Scott, i cili punon në skuadrën e ndërmarrjes Mozilla për shtesa, shkruajti që për atë shtesë nuk kishte zgjedhje tjetër, por vetëm që të bëhet largimi i fajtorit të rrëzimeve në shumicën e versioneve të fundit të shfletuesit Firefox.

Raportimet për rrëzimet e Mozilla-0s thonë që përbërësi [email protected] ishte çështja numër një e dështimeve në shumicën e versioneve të shfletuesit Firefox.

Është e paqartë nëse Skype, si Google, paguan shfletuesin Firefox për çdo instalim të suksesshëm të programit Skype ose çdo thirrje që është bërë nëpërmjet sistemit të shtesës, në të cilin rast, bllokimi i shiritit për këtë vegël do të mund të godiste fitimet e ndërmarrjes Mozilla./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>