Lajmet

Mozilla ndërton shfletues për iPad

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Mozilla ndërton shfletues për iPad

Gjatë javës së kaluar, skuadra e ndërmarrjes Mozilla për Strategjinë e Dizajnit të Produktit, ka njoftuar për disa projekte të reja të quajtura Junior, një shfletues Webkit për iPad që nuk ka shirita të kërkimit. Në vend të tyre, ky shfletues përdor gjestikulacionet dhe një ndërfaqe të thjeshtësuar të përdoruesit për të ndryshuar rrugën sipas së cilës ne punojmë me Uebin.

Për të shfletuar Uebin ju shtypni njërin nga tre butonët – para, prapa dhe një plus që paraqet një listë të faqeve të fundit, shënjuesve dhe një shiriti të kërkimit. E tërë faqja paraqet vetë Uebin, domethënë pa ndonjë shirit.

Ju mund ta shihni tërë video prezantimin këtu ku Junior paraqitet në minutën e 30-të.

Grupi është poashtu duke punuar në tabet e kërkimit, një veçori kjo që paraqet rezultatet e kërkimit nga faqe të ndryshme, që jua mundëson komunikimin në Ueb me shokët dhe familjen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>