Lajmet

Mozilla ofron smartfonë për zhvilluesit që do të ndërtojnë aplikacione për sistemin Firefox OS

May 12 2013
0 Shpërndarje
Mozilla ofron smartfonë për zhvilluesit që do të ndërtojnë aplikacione për sistemin Firefox OS

Mozilla ka një ofertë për programuesit. Në përpjekje e sipër për të siguruar aplikacione cilësore për sistemin Firefox OS Mozilla ka vendosur të pajisë me smartfonë të krijuar enkas për zhvilluesit të gjithë ata programues që kanë ide kreative për ndërtimin e softuerëve të rinj për këtë sistem.

Firefox OS ekzekuton aplikacione ueb që praktikisht do të thotë se ky sistem ngarkon faqet ueb të optimizuara për pajisjet mobile. Duke u nisur nga oferta e publikuar nga Mozilla mund të themi se ajo kërkon të sigurohet që aplikacionet do të jenë vërtet cilësore.

Kjo përbën një sfidë në vetvete duke marrë parasysh aftësitë e kufizuara harduerike të gjeneratës së parë të smartfonëve me këtë lloj sistemi, të cilët janë prodhuar për të penetruar në tregjet e vendeve në zhvillim si dhe duke konsideruar përparimin e ngadaltë të programuesve në ueb kur bëhet fjalë për optimizimin e funksionimit të ekranit me prekje.

Mozilla prezantoi telefonët e parë me sistem Firefox OS për zhvilluesit në Kongresin Botëror të Pajisjeve Mobile që u zhvillua në muajin shkurt, ndërsa partneri i saj Geeksphone i disponon këto smartfonë për shitje.

Disa prodhues të tjerë të smartfonëve me sistem Firefox OS përfshijnë Alcatel, ZTE, LG dhe Sony. Mozilla gjithashtu ka publikuar një formular aplikimi për programin e smartfonëve Firefox OS. (PCWorld Albanian)

Firefox os

Lajmet e fundit>