Lajmet

Mozilla paralajmëron përdoruesit për bazën e zbuluar të të dhënave të rrjetit të zhvilluesve

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Mozilla paralajmëron përdoruesit për bazën e zbuluar të të dhënave të rrjetit të zhvilluesve

mozilla firefoxUebfaqja e Mozilla-s për zhvillues lëshoi adresa e-maili dhe fjalëkalime të shifruara të përdoruesve të regjistruar përpara një muaji për shkak të një gabimi në bazën e të dhënave, tha organizata gjatë ditës së premte. Adresat e e-mailit për 76 mijë përdorues të Rrjetit të Zhvilluesve të Mozilla-s (MDN) u zbuluan, së bashku me rreth 4 mijë fjalëkalime të shifruara, shkroi Stormy Peters, që është drejtor i marrëdhënieve për zhvillim dhe Joe Stevensen, që është menaxher i sigurisë së operacioneve në një postim në blog. Mozilla është duke njoftuar ata që janë prekur.

Asnjë veprimtari keqdashëse nuk është gjetur në serverët e prekur, por kjo nuk nënkupton që të dhënat nuk ishin të qasshme, thonë ata. Një zhvillues uebi zbuloi rreth 10 ditë më parë që një proces i pastrimit të të dhënave në bazën e të dhënave të MDN-së nuk ishte duke punuar. Kjo dobësi filloi rreth 23 qershorit dhe vazhdoi për një muaj. “Sapo mësuam për të, skedari i fituar nga baza e të dhënave ishte larguar menjëherë nga serveri dhe procesi që gjeneron atë ishte ndërprerë për të parandaluar zbulimin e mëtejshëm,” thanë ata në postimin e bërë në blog.

Fjalëkalimet e zbuluara ishin shifruar dhe “kriptuar”, një masë e sigurisë kjo e cila e bën të vështirë rikthimin e tyre në formën origjinale. Edhe nëse fjalëkalimet do të deshifroheshin, “vetë ata nuk mund të përdoren për t’u verifikuar me uebfaqen e MDN-së sot,” thuhet në postim. Pasi disa njerëz mund ta përdorin të njëjtin fjalëkalim në MDN dhe në uebfaqe të tjera, rekomandohet që fjalëkalimi të ndryshohet.

“Përveç njoftimit të përdoruesve dhe rekomandimit të arnimeve afat-shkurta, ne jemi po ashtu duke i vëzhguar proceset dhe principe që janë aktualisht për të cilat mund të jetë më mirë nëse bëhet reduktimi i gjasës që diçka si kjo të ndodh sërish,” thuhet në postim. (PCWorldAlbanian)

Tags >

Mozilla
Lajmet e fundit>