Softuer

Mozilla paraqet Firefox 3.6 Alpha 1

Aug 8 2009
0 Shpërndarje
Mozilla paraqet Firefox 3.6 Alpha 1

Firefox 3.6 Alfa në fazat fillestare të tij ofrohet për Windows, Linux dhe Mac OS X ndërsa përfshin disa veçori të reja duke përfshirë:

Shikime paraprake të ndarjeve përmes Ctrl+Tab
Motor më të shpejtë të JavaScript
Kohë më të shpejtë në nisje dhe në përgjithësi përgjigje më të shpejtë
Veçori më të mira për restaurim të sezonit të humbur

Ky është ende një version i hershëm dhe ekziston një numër i çështjeve të njohura. Për to mund të lexoni këtu. Gjithashtu ia vlen të përmendet se shikimet paraprake të ndarjeve nuk ishin të lejuara në fillim në mënyrë të zakonshme me Firefox 3.6 Alpha 1. Për të vënë në funksion këtë veçori, shkruani “about.config” në shiritin e adresës lartë (pa thonjëza) dhe pastaj kërkoni për browser.ctrlTab.previews dhe vendosni vlerën në true.

Lajmet e fundit>