Softuer

Mozilla paraqet një alternativë ndaj Chrome OS

Jun 8 2011
0 Shpërndarje
Mozilla paraqet një alternativë ndaj Chrome OS

Mozilla qëndroi heshtur dhe vëri në funksion, tabs edhe për shfletuesin e saj. Por në momentin kur laptopët me Chrome OS janë afër paraqitjes në treg, Mozilla shpalosi Webian Shell, një ndërfaqe më të vogël dhe më të thjeshtë për shfletim të uebit. 

Mos prisni të njëjtin funksionalitet sikurse ai që e ofron Webian Shell i Chrome. Ka disa dallime kyçe mes këtyre dy sistemeve operative. Në vend të qenit sistem i plotë operativ, ueb faqja Webian SHell e quan softuerin “Një shfletues Full Screen për pajisje që nuk kanë nevojë për një desktop. “Versioni 0.1 është një prototip shumë i thjeshtë që qëndron sipër sistemit tuaj operativ ekzistues. Ekipi i Mozilla Labs, i udhëhequr nga Ben Francis, shpresojnë të tregojnë idetë e tyre dhe të tërheqin disa të dhëna prej komuniteti pas këtij debutimi.

Ju mund të shkarkoni Webian Shell, edhe pse ende është në fazën e hershme të përpunimit – që do të thotë se nuk ofron asgjë tjetër përveç se një shfletues, një orë dhe një desktop bazë. Programi me kod të hapur bazohet në projektin Chromeless dhe është shkruar tërësisht me teknologjitë standarde të uebit si HTML, CSS dhe Javascript. Një prej principeve të këtij projekti është të promovohen standardet e hapura të uebit përmes teknologjisë pronësore (proprietary). Por a mund të jetë kjo një ndryshim prej natyrës së muratuar të Chrome OS, që kërkon Google ID për startim? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>