Lajmet

Mozilla përditëson Firefox për iOS dhe Firefox Focus në Android

Sep 22 2017
0 Shpërndarje
Kjo është hera e parë që Firefox ofron mbrojtje ndaj gjurmimit në iOS falë aktivizimit të mbështetjes për aplikacionet e palëve të treta. Mozilla përditëson Firefox për iOS dhe Firefox Focus në Android Photo Source: TechCrunch

Mozilla ditën e sotme lançoi Firefox 9.0 për iOS dhe një version të përditësuar të Firefox Focus për Android.

Shfletuesi i iOS me këtë përditësim do të pajiset me mbrotje ndaj gjurmimit, sinkronizim të përditësuar dhe është kompatibël me iOS 11.

Versioni dedikuar privatësisë në Android u pajis me tabet. Të dy aplikacionet mund ti shkarkoni në App Store dhe Google Play Store respektivisht.

Edhe pse Mozilla nuk jep informacion rreth Firefox, besohet se shfletuesi përdoret nga të paktën gjysëm miliard njerëz në mbarë botën.

Firefox për iOS debutoi në Nëntor të 2015-ës dhe është përditësuar vazhdimisht që nga ajo datë. Firefox Focus erdhi në Android vetëm në Qershor gjithashtu ka gjetur mbështetje nga Mozilla.

Kjo është hera e parë që Firefox ofron mbrojtje ndaj gjurmimit në iOS falë aktivizimit të mbështetjes për aplikacionet e palëve të treta.

Gjithashtu përdoruesit do të përfitojnë nga modaliteti privat i shfletimit dhe bllokimi reklamave. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>