Lajmet

Mozilla përgatit Firefox 3.5 për lansim të menjëhershëm

May 26 2009
0 Shpërndarje
Mozilla përgatit Firefox 3.5 për lansim të menjëhershëm

altMozilla ka konfirmuar se do të drejtojë një “ditë zyrtare testuese” për Firefox 3.5 dhe atë të premtën me 29 maj.
 

“Nuk kam nevojë t’ia përkutojë secilit sesa e rëndësishme është kjo fazë, vetëm se më mbetet të them që ju duhet që aftësitë tuaja të shkëqlyera testuese ti bëni gati sa më mirë që është e mundur” shkroi inxhinieri Aakashd, nga Mozilla, në një blog post zyrtar.

Sipas Aakashd, pjesëmarrësit inkurajohen të performojnë “teste hulumtuese” në një numër të veçorive të reja që janë përfshirë, si:

  • Shfletimi Privat
  • “Elementet Audi dhe Video”
  • W3C Geolocation API
  • Selektorët pyetës JavaScript
  • CSS 2.1 dhe 3 të dhëna
  • SVG transformime
  • Aplikacione Offline

Mozilla është gjithashtu duke ridizajnuar dhe zëvendësuar disa ikona të ndryshme të Firefox. “Jemi në një proces të vendosjes të disa ikonave të rifreskuara për temat e Firefox 3.5”, shpjegoi Alex Faaborg, një përdorues i eksperiencuar për dizajn pranë Mozilla. “Përgjatë 4 platformave, gati 25 prej ikonave ose janë duke u rifreskuar ose janë tërësisht të reja (ka edhe disa veçori shtesë të minutës së fundit, sikurse gjeo-lokacioni). Në Windows (edhe në Vista dhe XP), ne jemi duke zëvendësuar skicat sekondare në dritaren kryesore (shigjeta të vogla, ndarjet e reja+, etj) me një dukje të re konsistente. Këto skica të reja veçohen me një gjendje të shkëlqimit, që ndërron ngjyra në varësi të platformave”, përfundoi ai.

 

Lajmet e fundit>