Lajmet

Mozilla përmirëson shfletimin në Firefox në Android dhe iOS

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Lexuesi QR mund të përdoret për të skanuar të dhëna dixhitale nga adresa në ueb, dhe detaje kartash biznesi. Mozilla përmirëson shfletimin në Firefox në Android dhe iOS

Mozilla shtoi ditën e sotme disa veçori të reja jetike për shfletuesit e saj në platformat mobile.

Për të festuar 1 milion shkarkime që kur debutoi, aplikacioni minimal Firefox Focus në Android tashmë lejon përdoruesit të shkarkojnë skedarë, të shikojnë video në ekran të plotë dhe lejon hapjen e shfletuesit nga njoftimet.

Në versionin 8.0 të aplikacionit Firefox në iOS Mozilla solli një modalitet të errët të shfletuesit për të mos dëmtuar sytë tuaj si dhe një lexues QR saherë që keni për të pasur nevojë.

Lexuesi QR mund të përdoret për të skanuar të dhëna dixhitale nga adresa në ueb, dhe detaje kartash biznesi.

Shfletuesi gjithashtu do të tregojë sajtet më të vizituara nga sesionet e mëparshme saherë që përdoruesit hapin një tab të ri.

Firefox focus është një shfletues i dizajnuar me fokus privatësinë. Për të realizuar këtë qëllim shfletuesi bllokon gjurmimin nga reklamat dhe fshin historikun e shfletimit kur mbyllni aplikacionin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>